Bota

Biden do të organizojë një dasmë në Shtëpinë e Bardhë për mbesën e tij, e pesta në histori

6 Prill 2022, 15:01 Nga DOSJA
Biden do të organizojë një dasmë në Shtëpinë

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe zonja e parë Jill do të organizojnë një dasmë të rrallë në Shtëpinë e Bardhë për mbesën e tyre, Naomi.

Sipas BBC, mbesa e madhe e Biden, 28 vjeçe, dhe i fejuari i saj, Peter Neal, 24 vjeç, do të kurorëzojnë martesën ndoshta në vendin më ekskluziv në SHBA ku Naomi tha se ajo ishte “pafundësisht mirënjohëse” gjyshërve të saj për nderin.

Naomi Biden, e diplomuar në Fakultetin Juridik të Kolumbisë, vajza e Hunter Biden dhe Kathleen Buhle, njoftoi fejesën e saj me Neal, një student juridiku në Universitetin e Pensilvanisë, në shtator.

Katër dasma të tjera janë mbajtur gjithsej  në shtëpinë presidenciale duke e bërë  Naomin nusen e pestë që do të kurorëzojë dashurinë e saj në nëntor. E para ndodhi në vitin 2008, kur Jenna Bush Hager, vajza e ish-presidentit George W Bush, festoi një muaj pasi u martua në Teksas.

Që nga dasma e parë në Shtëpinë e Bardhë në 1812, mes motrës së Zonjës së Parë Dolley Madison dhe Thomas Todd, shumica kanë përfshirë anëtarë të ngushtë të familjes së çiftit të parë. Dasma e Nellie Grant, vajzës së Presidentit Ulysses S Grant, në maj 1874, u pa si ngjarja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.

Dyqind e pesëdhjetë të ftuar u mblodhën në dhomën Lindore, të zbukuruar me tufa lulesh të bardha dhe fustani prej sateni i bardhë i Nellie-t ra me një gjatësi prej 6 metrash. Presidenti Grover Cleveland u martua me Frances Folson në dhomën blu në qershor 1886.

Dasma të tjera të kohëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë kanë përfshirë ato të Lynda Bird Johnson, vajza e Presidentit Lyndon Johnson, e cila u martua me Charles Spittal Robb në një ngjarje madhështore në East Room në 1967. Në 1971, Tricia Nixon, vajza e Presidentit Richard Nixon dhe Pat Nixon, ishte e para që mbajti një martesë në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Dasma e fundit në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2013, ishte një nga tre që nuk përfshinin familje presidenciale. Pete Souza, i cili ishte fotograf kryesor i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Barack Obama, u martua me të fejuarën Pattie Lease në Kopshtin e Trëndafilave.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jill biden joe biden naomi biden peter neal jill biden joe biden naomi biden peter neal

Sondazh

Poll