Bota

“Nuk mund ta besoj, por provat janë të palëkundshme”, flet burri i gruas që vrau të bijën

6 Prill 2022, 15:30 Nga DOSJA
“Nuk mund ta besoj, por provat janë të palëkundshme”,

GREQI– Bashkëshorti i Roula Pispirigou e cila akuzohet për vrasjen e dyshimtë të tre vajzave të saj në Greqi është shprehur i tronditur nga zhvillimet e fundit ku ka folur për mediat pas dëshmisë së tij në hetuesi.

Sipas mediave greke, ai u tha gazetarëve pasi ngriti një padi civile se kjo është një kohë shumë e vështirë për të duke shtuar se ishte “i tronditur” pasi Roula Pispirigou kishte qenë një nënë dhe grua model deri më tani.

Nuk mund ta besoj, por provat janë të palëkundshme” , tha ai.

Në vijim, Daskalakis theksoi se dëshiron që e vërteta të dalë në dritë për dy vajzat e tjera të cilat humbën jetën brenda 20 muajsh. Në të njëjtën kohë, duke iu përgjigjur pyetjeje përkatëse, ai theksoi se dëshiron që procesi të evoluojë përpara se të bëjë deklarata apo konkluzione të mëtejshme sepse, siç tha ai, deri më tani ka patur dy akte mjeko-ligjore që nuk kanë dhënë as më të voglën ide se kjo është vepër penale.

I pyetur për deklaratat e nënës së Roula Pispirigou lidhur me abuzimin e Georgina në vitin 2014, ai është përgjigjur duke i mohuar ato pasi tha se gruaja e tij ka qenë një nënë model para të gjithëve dhe nuk kishte vënë re diçka të dyshimtë dhe se nuk ka dijeni që ndonjë i afërm të ketë abuzuar me Georginën.

Ai shtoi se ka kontaktuar Roula Pispirigou në ditën e parë të arrestimit të saj dhe herën tjetër që ajo tentoi ta telefononte, ai nuk u përgjigj. Ai tashmë është distancuar plotësisht nga 33-vjeçarja, menjëherë pas arrestimit dhe aktakuzës ndaj saj, e cila pretendon se nëna ka helmuar vajzën e saj me një sasi të madhe ketamine në repartin e Spitalit të Fëmijëve në Athinë.

Në fakt, sipas informacioneve, në shtëpinë e të akuzuarve në Patra, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar tetë celularë të cilët tashmë janë vënë nën hetim për të tërhequr të dhënat e tyre edhe nëse nuk funksionojnë më. Gjithashtu ka mundësi që kërkimi në e-mailin e Roula Pispirigou të japë informacion të rëndësishëm për marrjen në pyetje, për të zbuluar nëse ajo kërkonte vërtet furnizim me  ketaminë nëpërmjet internetit.

Në të njëjtën kohë pritet të thirren për të dëshmuar mjekë dhe infermierë të Spitalit Karamandani të Patrës, Qendrës së Kardiokirurgjisë Onassis dhe Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ku u trajtua dhe humbi jetën 9-vjeçarja Georgina. Gjithashtu, ata do të kalojnë nga dera e hetuesit për të ekzaminuar persona të mjedisit familjar të Roula Pispirigou si dhe bashkëshortin e saj tashmë të larguar, Manos Daskalakis.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni manos daskalakis roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi manos daskalakis roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll