Bota

Dëbimi i 12 diplomatëve rus nga Greqia, reagon Moska: Ky veprim do të ketë pasoja

6 Prill 2022, 13:18 Nga DOSJA
Dëbimi i 12 diplomatëve rus nga Greqia, reagon Moska: Ky veprim do

GREQI– Pas dëbimit të 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi ka ardhur dhe reagimi i autoriteteve ruse.

Sipas mediave greke, ambasada ruse në një deklaratë foli për pasojat që do të ketë Greqia pas këtij vendimi, ndërsa siç thekson ambasadori rus shprehu protestën e tij kategorike për këtë hap të pajustifikuar dhe të diskutueshëm që synon shkatërrimin edhe më të keq të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas njoftimit të Ministrit të Jashtëm, 12 zyrtarët janë shpallur të padëshirueshëm në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës për Çështjet Diplomatike të vitit 1961 dhe Konventës së Vjenës për Çështjet Konsullore të vitit 1963. Sekretari i Përgjithshëm në detyrë e informoi Presidentin rus më herët mbi vendimin e marrë.

Në 48 orët e fundit thuajse 190 diplomatë rusë u njoftuan se do të dëboheshin nga vendet e BE-së në mes të zemërimit që u shkaktuan qeverive europiane nga imazhet e tmerrshme të Boukës. Në disa raste Moska është shprehur se do t’i përgjigjet me të njëjtë monedhë, por tabloja që duket se krijohet është se pas sanksioneve ekonomike, Evropa po kalon në kundërmasa diplomatike ndaj Rusisë.

Në veçanti, vetëm dje, Portugalia njoftoi se do të dëbonte 10 anëtarë të ambasadës ruse në Lisbonë, Rumania 10 diplomatë rusë, Spanja 25 persona nga stafi diplomatik dhe personeli tjetër i ambasadës ruse në Madrid, Suedia 3 diplomatë rusë, Danimarka 15, Italia 30 ndërsa Bashkimi Evropian shpalli personae non gratae 19 diplomatë rusë për “pjesëmarrje në aktivitete në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik” dhe i urdhëroi ata të largoheshin nga Belgjika. Janë gjithsej 112 persona në një ditë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota greqia debon diplomatet ruse lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise greqia debon diplomatet ruse lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll