Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit

6 Prill 2022, 15:07 Nga DOSJA
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës,

TIRANË– Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet për karburantet që do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nafta ka pësuar një ulje dhe do të shitet me 228 lekë për litër nga 233 që ishte më parë lekë për litër. Ndërkohë benzina do të shitet me 208 lekë për litër nga 209 lekë për litër që ishte më parë, kurse çmimi i gazit mbetet njësoj 115 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 6 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 216 Lekë/litri për gazoilin; 196 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 228 Lekë/litri për gazoilin; 208 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 06.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

(I.A/k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bordi i transparencës çmimi i naftës në shqipëri bordi i transparencës çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll