Sport

Nagelsmann: “Ne jemi favoritë, por Villarreali është i rrezikshëm”

6 Prill 2022, 10:11 Nga DOSJA
Nagelsmann: “Ne jemi favoritë, por Villarreali është i

SPANJE – Trajneri i Julian Nagelsmann i Bayern Munich nuk fshihet në prag të ndeshjes së parë çerekfinale për Champions League, sonte në orën 21:00, kundër spanjollëve të Villarrealit:

“Ne përballemi me një ekip me përvojë, si në lojtarë ashtu edhe në teknikë, – është shprehur trajneri i bavarezëve. – Ai është një ekip i mirë që mund të luajë me forma të ndryshme, mbron mirë, por unë kam besim te skuadra ime. Jam optimist dhe besoj se mund të fitojmë, edhe pse të vetëdijshëm se kemi një kundërshtar të rrezikshëm”.

Trajneri bavarez i ka analizuar kështu kundërshtarët e tij të radhës: “Ata kanë një lojtar si Danjuma, që është top-lojtar në nivel europian dhe që mund të thyejë ekuilibrin. Edhe si ekip ata treguan cilësitë e tyre ndaj Juventusit. Ata janë solidë dhe konkurrues, ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Ata duan të mbrojnë ulët dhe shpesh priren të ulin ritmin e garës dhe më pas të përfitojnë nga mundësitë. Emery është një trajner i madh dhe të gjithë i dimë motivet e tij”. 

Më pas Nagelsmann konfirmoi rikuperimin e Alphonso Davies dhe Leon Goretzka dhe në fund u ndal për të folur për episodin e bujshëm në Freiburg, kur skuadra e tij e gjeti veten gabimisht duke luajtur 12 për disa sekonda: “Personalisht nuk mund ta kuptoj pse Freiburg po bën një apel. Nuk mendoj se ata do të kishin shënuar dy gola në 18 sekonda… Nuk besoj se kualifikimi i tyre në Europë do të varej nga ato tre pikë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport julian nagelsmannit të falënderoj edhe julian nagelsmann trajneri i bayern munich villarreali i unai emery julian nagelsmannit të falënderoj edhe julian nagelsmann trajneri i bayern munich villarreali i unai emery

Sondazh

Poll