Sport

Emery: “Do të jetë ndryshe nga Juvja, në kthim duam të jemi ende në lojë”

6 Prill 2022, 10:25 Nga DOSJA
Emery: “Do të jetë ndryshe nga Juvja, në kthim duam të

SPANJE – “Do të jetë një sfidë ndryshe nga ajo me Juventusin dhe për të kaluar, do të duhet të jemi afër versionit tonë më të mirë për 180 minuta dhe çdo kohë shtesë”,- ka pranuar Unai Emery, në konferencën për shtyp për ndeshjen e sotme (21:00) çerekfinale kundër Bayern Munich për Champions League.

Trajneri i Villarreal ka komentuar më pas edhe fjalët e kolegut të tij: “Ai ishte i sinqertë, ata e shohin veten si favoritë dhe duan të bëjnë një ndryshim tashmë këtu në Spanjë. Por ne do të përpiqemi të shkojmë në ndeshjen e dytë ende në lojë.

Ne e kemi merituar të ishim këtu. Kemi bërë një rrugëtim të rëndësishëm mes Europa League dhe Champions Leagues dhe tani me Bayernin do të na duhet ndeshja perfekte. Danjuma na ndihmoi të fitonim ndeshje të rëndësishme. Kundër Juves rrallë kemi pasur hapësirë ​​për ta shkaktuar atë, por ne na nevojitet gjithçka: eksperiencë dhe lojtarë që përballen me sfida pa u lëkundur.

Lewandowski? Ne kemi mbrojtësa qendre të mësuara për të luajtur në këto nivele, si Albiol dhe Pau Torres. Kur u përballëm me Vlahovicin, i thashë Paut se ishte koha e tij. Tani vijnë Lewandowski, Muller, Sané… Por nëse arritëm këtu, kjo është sepse jemi të fortë,”- ka deklaruar Emery.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich për champions league trajneri i unai emery i villarealit villarreali i unai emery bayern munich për champions league trajneri i unai emery i villarealit villarreali i unai emery

Sondazh

Poll