Politike

Mbledhja e Rithemelimit, Berisha jep detaje: Ja çfarë diskutuam

6 Prill 2022, 13:34 Nga DOSJA
Mbledhja e Rithemelimit, Berisha jep detaje: Ja çfarë diskutuam

“U diskutua për listat me të cilat do të votohet për kryesitë, kryetarët. Lista do u dërgohet kryesive të PD që do të japin viston përfundimtare, kam besim të plotë se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës, grupseksionit dhe kështu me radhë. U diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast dua të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim veç pajisjes me dokumentat e PD dhe jo për qëllime votimi, këtu duhet të jemi të qartë. U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD-së ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit, çka do të thotë përputhshmërisht me statutin. Në këtë diskutim të zgjeruar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave diskutuam për zgjerimin e organizatave të bashkëpunimit me organizata të tjera përveç organizatave partnere, ky bashkëpunim do jetë lokal dhe qendror. PD hapet, është një hap i mëtejshëm drejt hapjes së kësaj partie. U diskutua dhe u ngrit grup pune për të hartuar udhëzuesin e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë. Pra, ishte një mbledhje kushtuar problemeve organizative të partisë,”- tha ndër të tjera Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet në selinë e PD-së Komisioni i Rithemelimit! Berisha merr ‘drejtimin’

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll