Politike

U takua me Ballën në Kryesinë e Kuvendit, Kim: Diskutuam rritjen e bashkëpunimit

6 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
U takua me Ballën në Kryesinë e Kuvendit, Kim: Diskutuam rritjen

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur takimin me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili zgjati për rreth 40 minuta në Kryesinë e Kuvendit. Në Twitter, Kim ka zbardhur detaje nga takimi me Ballën. Ajo tha se diskutuan së bashku për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa shton se theksuan dhe nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

“U takova me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona; Theksuam nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA, e nevojshme që Shqipëria të bashkohet në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.

LAJMI KRYESOR: VD-E treta ditë në Kuvend! Pasi Alibeajt, Kim takim me Ballën! ZBARDHEN diskutimet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla yuri kim yuri kim takon ballen taulant balla yuri kim yuri kim takon ballen

Sondazh

Poll