Politike

Berisha i vendosur: S’pranojmë emrat e Ramës për president, le ta zgjedhim ne

6 Prill 2022, 13:41 Nga DOSJA
Berisha i vendosur: S’pranojmë emrat e Ramës për president,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, duke komentuar edhe çështjen e emrit të presidentit të ri. I pyetur për çështjen e presidentit, Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, ndër të tjera ish-kryeministri u shpreh i vendosur se nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga për çështjen e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje për çështjet e brendshme të PD.

“PD nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës, nëse ai vendos që presidentin ta propozojë opozita atëherë do të nisim konsultimet. Si isha i ashpër me të (Yuri Kim)? Nuk kam qenë i ashpër? Emrin e personit që negocioi nuk e them se erdhi në mënyrë private. Ka marrë fund kjo, nuk pranoj ndërhyrje nga askush. A ka rrezik që demokratët që janë pranë Bashës, të mbeten jashtë partisë? Nuk e përcaktoj unë, por ata vetë. Ne nuk përjashtojmë. Deklarata për Alibeaj, personale? Dështim ishte! Ajo ka lënë mënjanë rolin e ambasadores, nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe që çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë ndikimin e guvernatores, se nuk dua ta përdor më termin ambasadë se zonja në fjalë shkel çdo rregull,”-u shpreh ndër të tjera Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet në selinë e PD-së Komisioni i Rithemelimit! Berisha merr ‘drejtimin’

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mbledhja e rithemelimit 6 prill 2022 sali berisha mbledhja e rithemelimit 6 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll