Politike

Berisha rrëfen gabimin e madh: Vendimin e 2022-shit, duhet ta kisha marrë që në 2017

5 Prill 2022, 19:19 Nga DOSJA
Berisha rrëfen gabimin e madh: Vendimin e 2022-shit, duhet ta kisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gabimi i tij i madh është që vendimin që mori këtë vit, duhet ta kishte marrë që në vitin 2017. I ftuar në A2CNN, Berisha tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar as me grupin që mban PD-në dhe as me Bashën.

Gazetarja Alba Alishani: Ka pasur tentativa për të kominkuar?

Sali Berisha: Nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar, as nga palë të treta, e thashë që atë ditë që isha në selinë blu, po të ishte edhe Basha aty, edhe atë do ta takoja, normalisht. 

Gazetarja Alba Alishani: Keni mundur të gjeni gabimin më të madh të jetës tuaj?

Sali Berisha: Gabimi im më i madh është ai që mora në vitin 2022, duhet ta kisha marrë që në vitin 2017, këtë e quaj gabimin më të madh, kam pasur shtytje të shumta, nga miq të thjeshtë dhe sigurisht që ata nuk e bënin për interesat e tyre për karrierën e Berishës, por për interesat e vetë Partisë Demokratike. 

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll