Politike

“Ju s’keni kod bashkimi, po e vrisni PD”/Flutura Açka rrëfen bisedën me kolegun “berishist”

6 Prill 2022, 10:00 Nga DOSJA
“Ju s’keni kod bashkimi, po e vrisni PD”/Flutura Açka

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ndarë me ndjekësit e saj një bisedë që ka pasur me kolegët e saj brenda selisë blu. Pa e përmendur me emër, ajo thotë se deputeti i ka kërkuar që të tërheqë deklaratat kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa i kishte shtuar se nëseë nuk dilte kundër kryedemokratit Lulzim Basha, do mbetej vetëm.

“Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata”, i ka thënë Açka ndër të tjera kolegut të saj, që siç vetë e rrëfen, është kthyer në “berishist”.

Shkruan Flutura Açka:

“Do të ndihesh e izoluar me këtë qasje që ke”, më tha një mik deputet me të cilin piva kafe ditët e fundit, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme prej meje.

“Jo”, i thashë, “unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia, sepse rrjedhin nga parimet e mia. Ju thoni nuk ka palë në PD, duke nënkuptuar bashkësinë e kloneve që pseudodrejtojnë sot PD-në, duke i vënë vizë mijëra demokratëve që nuk janë përfshirë në pseudoprocesin tuaj të zgjedhjege. Atyre, pasi i shatë e i fyet me të gjitha format barbare, u hapni duart dhe u thoni: ‘ejani, derën e kemi të hapur’, kür në fakt punët i keni kryer me nxitimin e atyre që nuk kanë siguri i shpallin të mbaruara.

Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”

“Por do të mbetesh vetëm”, tha ai.

“Nuk jam vetëm, sepse jam në frymën e mijëra demokratëve që nuk i shihni dhe nuk ua kap fotografia, aq nxit keni të shpallni se jeni edhe pronarë të kohës ku jetojmë. Fundja, të jesh vetëm, je në shoqëri të mirë”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flutura acka flutura acka

Sondazh

Poll