Politike

Basha President? Berisha: U thotë njerëzve do u marr në Presidencë!

5 Prill 2022, 19:46 Nga DOSJA
Basha President? Berisha: U thotë njerëzve do u marr në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha ka filluar të premtojë vende pune në Presidencë. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se nuk e di nëse në të vërtetë do të dalë kandidat, por ai ka filluar tu premtojë njerëzve të tij të afërt, që do t’i marrë në punë, kur të shkojë në Presidencë. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Nëse Opozita ftohet për tu bërë freskt kandidaturave të Ramës, është një ftesë formale dhe Rama do zgjedhë Presidentin me votat e veta dhe merr 100% pushtetin. Për këtë çështje do të vendosin forumet më të larta të Partisë Demokratike. Do konsultohemi edhe me aleatë. Grupi ka peshën e vet por vendimet më të rëndësishme i merr Këshilli.

Gazetarja Alba Alishani: E keni dëgjuar që edhe Basham und të jetë President, ose mund të vijë nga Kosova…

Sali Berisha: Çdo kandidat që vjen nga Rama, është kandidat i Ramës, përsa i përket Lulzim Bashës, unë kam dëgjuar njerëz që u ka thënë do tu marr në Presidencë. E kam të vështirë të them se sa të vërteta janë këto, se sa reale.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll