Politike

A ka kundërshtar potencial? Berisha pa emra: Të dalë kushdo, edhe Basha

5 Prill 2022, 19:14 Nga DOSJA
A ka kundërshtar potencial? Berisha pa emra: Të dalë kushdo, edhe

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar çdo person që të konkurojë në garën për kreun e Partsë Demokratike. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se askush nuk duhet të ketë komplekse për të garuar. Madje lirisht, shtoi se mund ta konkurojë edhe i dorëhequri Lulzim Basha. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Mendoj se askush nuk duhet të ketë komplekse, i kam dëgjuar ë gjitha tezat, kulti i individitit. Kulti i individit ndërtohet nga frika, i shtyn që ta qujanë Zeus, Moisi dhe beson se frika është çelësi i mbajtjes së pushtetit, çfarë frike mund të ngjallë ky njeri? Nëse për Berishën flet trashëgimia e tij, ky nuk është mëkat, është trashëgimi morale dhe më bën të ndihem mirë, dhe legacia gjithashtu

Gazetarja Alba Alishani: Kush mund të ishte kandidati potencial

Sali Berisha: Nuk kam emër, mirëpres çdo vajzë, djalë, burrë, grua, zyrtar, drejtues, aktivist në këtë garë.

Gazetarja Alba Alishani: Edhe Lulzim Bashën?

Sali Berisha: Cilido, nuk jam dysh në politikë, nëse e them një gjë, e them. 

Gazetarja Alba Alishani: A është e sinqertë ftesa juaj edhe me Bashën? Mund të mbijetoni në një çati? 

Sali Berisha: Çdo epitet që ju cituat ka qenë i lidhur me fakte nga realiteti, nuk ka qenë fantazi e mendjes time. Kur pranoi gjithçka dhe u largua, e ndërpreva përdorimin e tyre. Nuk i them kukull sepse është pa funksione. Ai mund të garojë për çdo funksion dhe të vazhdojë jetën e tij normale si deputet. Uroj të gjejë dhe paqe gradualisht. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll