Bota

FOTO/ Papa dënon aktet e ushtrisë ruse, mban lart flamurin ukrainas

6 Prill 2022, 08:48 Nga DOSJA
FOTO/ Papa dënon aktet e ushtrisë ruse, mban lart flamurin ukrainas

VATIKAN– Papa Francesku ka dënuar mizoritë e rusëve në Bucha, ndërsa mbante lart një flamur ukrainas. Ai sërish bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e quajtur një tragjedi njerëzore atë që po ndodh prej më shumë se një muaji në Ukrainë.

“Gjithnjë e më shumë mizori të tmerrshme po ndodhin, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pafuqishëm. Ata janë viktima, gjaku i pafajshëm i të cilëve thërret në qiell”, tha Papa duke shtuar: Të pushojë kjo luftë! Le të heshtin armët. Ndaloni të mbillni vdekjen dhe shkatërrimin.”

Ai gjithashtu i ftoi të gjithë të luten në heshtje për një moment për t’i kërkuar Zotit që kjo luftë të ndalojë, duke mbajtur flamurin e zbehur dhe të njollosur nga Bucha. Bashkë me Papa Françeskum ishin edhe disa fëmijë ukrainas refugjatë në Itali .

“Këta fëmijë duhej të iknin dhe kanë ardhur në një vend të huaj. Ky është një nga frytet e luftës. Le të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll