Sport

Guardiola, pavarësisht dominimit, i pakënaqur: “Nuk sulmuam me ritmin e duhur”

6 Prill 2022, 05:28 Nga DOSJA
Guardiola, pavarësisht dominimit, i pakënaqur: “Nuk sulmuam me

ANGLI – Pep Guardiola, trajneri i Mancester Cityt, edhe pse fitoi 1-0 ndaj Atlético Madridit në çerekfinalen e pare për Champions League, nuk ka qenë i kënaqur. Pas ndeshjes ai ka analizuar dhe kritikuar lojën e të tijve, edhe pse e dominuan takimin.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë, i cili luajti 5-5-0. Ishte e vështirë për të gjetur hapësira. Ishim të duruar, por nuk sulmuam me ritmin e duhur. Për fat të mirë, ne shënuam. 

Është një rezultat i mirë, por mund të kishim shënuar edhe një gol të dytë, gjithsesi, si 1-0 ose 2-0 nuk ndryshon shumë përpara se të shkojmë në Madrid,”- u shpreh Guardiola.

“Phil Foden? Ai ka cilësi të veçanta, gjithmonë e çon topin përpara. E dinim se do të kishim nevojë për të dhe Gabriel Jesus për të rritur shpejtësinë kur loja të ngadalësohej pak. E bënë dhe ishin shumë të mirë. Nuk e di se çfarë të pres nga Atletico në ndeshjen e kthimit?

Mbi të gjitha, ne duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë për të sulmuar më mirë,”- deklaroi trajneri i Manchester Cityt, të cilët udhëheqin Premier Leaguen, por që nuk i fshehin ambiciet edhe për Champions League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kundër atlético madrid mancester cityt për trajnerin pep guardiola trajneri pep guardiola kundër atlético madrid mancester cityt për trajnerin pep guardiola trajneri pep guardiola

Sondazh

Poll