Politike

Kim njohu Alibeajn, Berisha: Prej saj u ktheva të garoj, demokratëve tu kërkojë falje

5 Prill 2022, 18:12 Nga DOSJA
Kim njohu Alibeajn, Berisha: Prej saj u ktheva të garoj, demokratëve

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila sot njohur si kryetar të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se ndërhyrje të tilla në parti nuk i pranon dot.

Berisha shtoi se kanë qenë pikërisht këto ndërhyrje të bëra nga ambasadorja, ato që e kanë shtyrë të rikthehet në politikë. 

“Refuzoj çdo ndërhyrje të tillë në problemet e brendshme të PD dhe kërkoj të mos ndërhyjë në zgjedhjen e forumeve të partisë. Nuk mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Po i drejtohem, ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe si duhet të zgjidhet PD dhe kjo më ka bërë të rikthehem të garoj. Demokratëve tu kërkojë falje,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll