Politike

Baton Haxhiu: Veliaj i ka sjellë kosto Ramës në betejën me Armando Dukën

5 Prill 2022, 19:38 Nga DOSJA
Baton Haxhiu: Veliaj i ka sjellë kosto Ramës në betejën me

TIRANË- Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan në emisionin “Shock” në lidhje me përplasjen Duka-Veliaj, në ditën kur Gjykata i hoqi masën e pezullimit nga detyra Armand Dukës. Andi Bushati thotë se në betejën mes tyre nuk dështoi Veliaj, pasi u përdor si një palaço e Ramës. Ndërkohë që Haxhiu nuk bie dakord, pasi sipas tij Veliaj në këtë rast i ka sjellë kosto Ramës.

Pjesë nga biseda:

Haxhiu: Shpesh herë njerëzit që janë në politikë shkojnë te lideri dhe thonë, ne e kemi këtë betejë. Edhe lideri mund të thotë, a mund ta fitosh këtë, se nuk i din detajet, nuk i din të gjitha.

Bushati: Qartë. Po mund ta fitojë i thotë

Haxhiu: Ai i thotë mund ta fitoj, se realisht është shumë e vështirë për pushtetin ta humbi betejën ndaj një individi për fajin e dikujt që nuk është i kujdesshëm.

Bushati: Ti thua që Veliaj i ka dhënë kosto Ramës, jo Rama-Veliajt?

Haxhiu: Unë mendoj që në këtë pikë, Veliaj ka qenë i pakujdesshëm dhe i ka dhënë kosto.

 

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike andi bushati armand duka baton haxhiu erjon veliaj andi bushati armand duka baton haxhiu erjon veliaj

Sondazh

Poll