Politike

Lame tregon rastin e pronës: Të 2 me letër nën jastëk, të merresh me lebër të dhemb koka

5 Prill 2022, 20:36 Nga DOSJA
Lame tregon rastin e pronës: Të 2 me letër nën jastëk,

TIRANË– Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka shpejguar se ç’ndodh me pronat në Vlorë. I ftuar në “Opinion”, Lame tregoi një rast mes lebërve, për të cilët tha se të japin ‘dhimbje koke’ kur merresh me ta. Ai shpjegoi se dy persona shkonin në Hipotekë, të dy merrnin letrën për të njëjtën pronë dhe që ishin në konflikt e kuptonin pas shumë vitesh.

“E di çfarë ndodhte në Vlorë, me gjithë dhimbjen e kokës që duhet të merreshe me lebër, në kuptimin e mirë të fjalës…vinte njëri, çfarë do, kam pronën, i jepnin letrën, vinte tjetri i jepnin letrën dhe asnjëri s’e dinte që ishte për të njëjtën palë. E mbante secili poshtë jastëkut dhe thoshte kur të vijë radha e nxjerr. Erdhi radha dhe ne u thamë o vëllezër jeni me njëri-tjettrin, e rregulloni dot se po përfunduat në gjyqe, janë edhe pesë vite të tjera. Ka sa të duash që hiqnin dorë nga cepa të pronës dhe zgjidhnin gjithçka, ka edhe të tjerë që nuk zmbrapseshin,”- tha Lame.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike artan lame artan lame

Sondazh

Poll