Politike

Noka: Di shumë prej pazareve të Bashës, s’ka dashur kurrë të bëhej kryeministër

5 Prill 2022, 20:21 Nga DOSJA
Noka: Di shumë prej pazareve të Bashës, s’ka dashur

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar se është në dijeni të shumë ‘pazareve’ që ka bërë i dorëhequri Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Noka tha se Lulzim Basha nuk e ka dashur kurrë fitoren e Partisë Demokratike e as të bëhej kryeministër.

Noka shtoi se fillimisht, pavarësisht insistimeve, ka refuzuar të përfshihet në listën e deputetëve të PD me firmën e Lulzim Bashës, por më pas ka pranuar që të mos dëmtohej fushata.

“I kam kuptuar me kohë, kam refuzuar të përfshihem në listën e deputetëve të PD me firmën e Lulzim Bashës. Ka qenë një periudhë disa ditore negociatash dhe lutjesh nga Basha që të isha në listën e deputetëve të tij. Di shumë pazare, kishte kohë që po i fuste thikën pas shpine PD-së. Nuk kam pranuar. Për hir të demokratëve që mos të dëmtohej fushata u futa në lista. Për Bashën e dija që ai nuk do kurrë fitoren. Ai nuk donte të bëhej kurrë kryeministër.”-tha Noka.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka lulzim basha flamur noka lulzim basha

Sondazh

Poll