Politike

Beteja me Armand Dukën, Bushati: Erion Veliaj dështoi si palaço

5 Prill 2022, 19:18 Nga DOSJA
Beteja me Armand Dukën, Bushati: Erion Veliaj dështoi si palaço

TIRANË- Erion Veliaj muaj më parë nisi një betejë me kreun e FSHF-së Armand Duka. Betejë e cila u shoqërua me audio përgjime e padi në Spak.

Sot Gjykata hoqi masën e pezullimit nga detyra ndaj Armando Dukës dhe ky i fundit vazhdon i qetë mandatin e 6-të si President i FSHF-së.

Në emisionin “Shock” në Euronews Albania, analistët Andi Bushati e Baton Haxhiu debatuan pikërisht për këtë çështje.

REPLIKAT MES ANDI BUSHATIT DHE BATON HAXHIUT:

Bushati: Ne ndahemi në dy pika: Veliaj dështoi si palaco, Edi Rama dështoi si politikan në një betejë që e ka nisur dhe Sali Berisha kur ka qenë kryeministër. Nuk fitohet me Uefa-n dhe me Fifen. Janë të korruptuara, autoritare, thuaj cfarë të duash ti (i drejtohet Baton Haxhiut) por kanë atë domenin e vet ku nuk të lënë të hysh. Pikërisht kjo i ndodhi.

Haxhiu: Shpesh herë njerezit që janë në politikë, shkojnë te lideri dhe i thonë, ne kemi këtë betejë. Dhe lideri mund të thotë: A mund ta fitosh këtë se nuk i di detajet, nuk i di te gjitha.

Se realisht eshte shume e veshtire per pushtetin ta humbe betejen ndaj nje individi per fajin e dikujt që s’është i kujdesshëm.

Bushati: Pra ju po thoni që Veliaj i ka dhënë kosto Ramës, jo Rama-Veliajt?

Haxhiu: Unë mendoj që në këtë pikë Veliaj ka qenë i pakujdesshëm dhe i ka dhënë kosto.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike andi bushati armand duka baton haxhiu erion veliaj andi bushati armand duka baton haxhiu erion veliaj

Sondazh

Poll