Bota

“Janë përdhunuar”, OKB pas akuzave: Po i monitorojmë pretendimet

5 Prill 2022, 15:01 Nga DOSJA
“Janë përdhunuar”, OKB pas akuzave: Po i monitorojmë

Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike dhe Ndërtuese të Paqes, Rosemary DiCarlo tha se ka akuza për Rusinë se përvecc dhunës fizike ka ushtruar edhe dhunë seksuale ndaj ukrainasve.

“Ka gjithashtu pretendime për dhunë seksuale nga forcat ukrainase dhe milicitë e mbrojtjes civile. Këto përfshijnë përdhunime në grup dhe përdhunime para fëmijëve,”-tha OKB.

Sipas CNN, OKB ka thënë se Misioni i saj për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë vazhdon të kërkojë të verifikojë të gjitha pretendime.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për videot shqetësuese që paraqesin abuzimin e të burgosurve të luftës nga të dyja palët. Të gjithë të burgosurit e luftës duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt të plotë për të drejtat e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Zonja Presidente, akuzat e shumta të besueshme për shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut nga zonat e rimarrëa së fundmi nga forcat ruse nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Ne mbështesim përpjekjet për të shqyrtuar këto pretendime dhe për të mbledhur prova,”-u tha në deklaratë.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll