Bota

Nuk e ka siguruar mandatin, Kamberi kërkon përsëritje të zgjedhje në Luginën e Preshevës

5 Prill 2022, 14:19 Nga DOSJA
Nuk e ka siguruar mandatin, Kamberi kërkon përsëritje të

SERBI– Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi tha se edhe pse ka marrë 9644 vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi, mandati i tij në Kuvendin e Serbisë nuk është i sigurt.

Në një status në Facebook Kamberi kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, për shkak të parregullsive që janë kryer, sipas tij.

Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.”– tha Kamberi.

Sipas legjislacionit zgjedhor, Republika e Serbisë përfaqëson një zonë të vetme zgjedhore. Mandatet e përfaqësuesve jepen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara. Nëse një parti politike e pakicës etnike nuk e kalon pragun zgjedhor prej 3%, do të zbatohet “pragu natyror”.

 

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni shaip kamberi zgjedhjet në serbi shaip kamberi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll