Bota

125 raste helmimi nga çokollatat ‘Kinder Surprise’ në Belgjikë, përmbajnë salmonelë

5 Prill 2022, 14:22 Nga DOSJA
125 raste helmimi nga çokollatat ‘Kinder Surprise’ në

BELGJIKË- Autoritetet e sigurisë ushqimore po hetojnë 125 raste të helmimit nga veza Kinder, e cila u raportua se kishte përmbajtje salmonele. Sipas POLITICO, zyrtarët thanë se vezët e çokollatës të prodhuara në një fabrikë Ferrero në Belgjikë janë tashmë në vëzhgim.

“Komisioni vërtet konfirmon se po ndjek nga afër shpërthimin e Salmonella Typhimurium i cili aktualisht po vazhdon në disa shtete anëtare të BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar,”-tha zëdhënësi i Bashkimit Europiean, Stefan De Keersmaecker për POLITICO.

Në Irlandë, ku ka pasur 10 raste, Autoriteti i Sigurisë Ushqimore (FSAI) njoftoi se po tërhiqte produktet Kinder të shtunën.

“Duke pasur parasysh se po i afrohemi Pashkëve, ne do t’i nxisim prindërit dhe kujdestarët të kontrollojnë në shtëpi nëse kanë ndonjë nga produktet dhe nëse e kanë, për t’u siguruar që nuk hahet”- tha shefja Ekzekutive e FSAI Pamela Byrne. Ndërkohë katër raste janë raportuar në Suedi që nga janari, të gjitha janë fëmijë që kishin ngrënë produkte Kinder. Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve mbajti një takim me zyrtarët kombëtarë të hënën për të koordinuar përgjigjet.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cokollata kinder cokollata kinder

Sondazh

Poll