Bota

Danimarka dëbon 15 spiunë të inteligjencës ruse

5 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
Danimarka dëbon 15 spiunë të inteligjencës ruse

DANIMARKË- Ministria daneze e Punëve të Jashtme ka thënë se Danimarka ka dëbuar 15 spiunë të inteligjencës ruse. Sipas CNN, oficerët e dyshuar pretendohen se punonin si spiunë në Danimarkë.

Ambasadori rus në Danimarkë u thirr në Ministrinë e Jashtme në Kopenhagë, dhe qeveria përcolli dënimin e saj për brutalitetin e Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha. Atyre u është dhënë 14 ditë afat për t’u larguar nga vendi. Po ashtu, ambasada ruse në Danimarkë u përgjigj duke thënë se “asnjë provë” nuk iu ofrua ambasadorit për të provuar se diplomatët ishin spiunë.

“Të gjithë punonjësit e institucioneve të huaja ruse në Danimarkë ndjekin me përpikëri dispozitat e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike në aktivitetet e tyre. Ky hap i palës daneze nuk ka asnjë bazë dhe synon shkatërrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve tona. Nuk do të mbetet pa përgjigje,”-thuhet nga deklarata e Ambasadës ruse në Danimarkë.

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha në parlament se Danimarka nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet diplomatike me Moskën dhe sqaroi se dëbimi nuk përfshin ambasadorin rus apo pjesën tjetër të stafit të ambasadës në Kopenhagë. Masa e Danimarkës pason dëbimin e oficerëve të inteligjencës ruse nga disa vende të tjera europiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Holandën, si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jeppe kofod lufta ukraine-rusi jeppe kofod lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll