Bota

“Rusia të gjykohet për krime lufte”, Zelensky flet në Këshillin e Sigurimit: Duam paqe

5 Prill 2022, 14:54 Nga DOSJA
“Rusia të gjykohet për krime lufte”, Zelensky flet në

SHBA-  Në fjalimin e tij presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të japë garanci sigurie për Ukrainën.

Ku është siguria që Këshilli i Sigurimit duhet të garantojë? Nuk është aty. Edhe pse ka një Këshill të Sigurimit. Pra, ku është paqja? Cilat janë ato garanci që Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë?” pyeti ai në fjalën e tij.

Ai theksoi se përgjegjësia për Rusinë duhet të jetë e pashmangshme dhe bëri thirrje që anëtarët e ushtrisë ruse dhe ata që u dhanë atyre urdhër për të kryer sulme në Ukrainë, të gjykohen për “krime lufte”. Ai bëri thirrje që çdo rus që ka dhënë urdhra kriminalë dhe i ka kryer duke vrarë njerëzit të sillet para një gjykate, të ngjashme me gjyqet e Nurembergut që ndodhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët u vunë në gjyq.

“Dëshiroj t’ju kujtoj nenin 1, Kapitulli 1 i Kartës së OKB-së. Cili është qëllimi i organizatës sonë? Qëllimi i saj është të ruajë paqen, Dhe tani Karta e OKB-së është shkelur fjalë për fjalë, duke filluar me nenin 1. Cili është qëllimi i të gjithë neneve të tjera?“- tha ai.

Duke i quajtur veprimet ruse si “krime lufte”, Zelensky tha se dëshiron hetime të plota dhe transparente.

Aksesi maksimal për gazetarët, bashkëpunimi maksimal me institucionet ndërkombëtare, përfshirja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përgjegjësi e plotë. Jam i sigurt se çdo shtet anëtar i OKB-së duhet të jetë i interesuar për këtë. Për çfarë? Për të dënuar një herë dhe për të gjithë ata që e konsiderojnë veten të privilegjuar dhe besojnë se mund të shpëtojnë nga çdo gjë. Pra, tregojuni të gjithë kriminelëve të tjerë të mundshëm të luftës në botë se si do të dënohen nëse dënohet më i madhi,” i kërkoi ai Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zelensky bëri fjalimin e tij në Këshillin e  Sigurimit të OKB-së në Nju Jork përmes videos, hera e parë që ai i drejtohet këshillit që kur Rusia pushtoi vendin e tij më 24 shkurt.

Lajmi kryesor/ Mbidhet Këshilli i Sigurimit, Guterres: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet tani

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mblidhet keshilli i sigurimit volodymyr zelensky mblidhet keshilli i sigurimit volodymyr zelensky

Sondazh

Poll