Bota

“Ushtria e gjyshërve”, Rusia po rekruton rezervistë 60-vjeçarë pas humbjeve të pësuara

5 Prill 2022, 14:26 Nga DOSJA
“Ushtria e gjyshërve”, Rusia po rekruton rezervistë

RUSI- Humbjet e mëdha të pësuara në Ukrainë, kanë detyruar autoritetet ruse të bëjnë thirrje për rekrutimin e rezervistëve, shumica e të cilëve janë mbi 60 vjeç.

Sipas mediave të huaja, nevoja e madhe për komandantë tankesh, snajperë apo edhe inxhinierë ka bërë që ushtria ruse të kërkojë ndihmën e rezervistëve, tani që mbi 15 mijë ushtarë mendohet se janë vrarë në 41 ditë luftime në Ukrainë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare, deri më tani, 60 mijë njerëz janë kërkuar të bashkohen me ushtrinë, shumica e tyre në Chelyabinsk dhe Tyumen, si dhe në periferi të Moskës.

Gjatë luftimeve në Ukrainë, u vu re se Rusia kishte angazhuar një numër shumë të madh ushtarësh të papërvojë dhe të rinj. Kjo fillimisht u mohua nga Kremlini zyrtar, i cili më vonë pranoi se një numër fillestarësh ishin dërguar gabimisht në luftë. NATO vlerëson se Rusia ka humbur deri më tani 15,000 trupa në Ukrainë, ndërsa Kievi raporton se viktimat janë më shumë se 18,000.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll