Bota

Ukrainë/ Anija nga Republika Domenikane sulmohet nga forcat ruse në Mariupol

5 Prill 2022, 13:44 Nga DOSJA
Ukrainë/ Anija nga Republika Domenikane sulmohet nga forcat ruse në

UKRAINË- Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se një anije në portin e Mariupolit është goditur nga trupat ruse dhe mëpasë është fundosur.

Sipas CNN, ministria tha në një deklaratë në Telegram se anija mbante një flamur të Republikës Domenikane dhe në momentin e cila është sulmuar ishte e akurduar në portin e qytetin jugor të Ukrainës.

Sipas ministrisë, kapiteni dërgoi një sinjal shqetësimi duke përdorur kanalin ndërkombëtar të sigurisë detare kur u vu nën zjarr.

“Kujdes! Paralajmërim! Anija nën flamurin e Republikës Domenikane u shkatërrua brutalisht, gjithçka u shkatërrua, ura e kapitenit u shkatërrua. Zjarri në dhomën e motorit. Ka të plagosur në bord,”-tha kapiteni.

Rojet kufitare detare ishin në gjendje të evakuonin një pjesë të ekuipazhit në vend të sigurt, por thonë se është e pamundur të vazhdohet operacioni i shpëtimit për shkak të “granatimeve të vazhdueshme”.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll