Aktualitet

PAMJET- Një i vdekur në Tiranë, ndërron jetë 65-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

5 Prill 2022, 12:28 Nga DOSJA
PAMJET- Një i vdekur në Tiranë, ndërron jetë

TIRANË– Një i vdekur në Tiranë. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, kufoma është mbuluar menjëherë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia e Shtetit. Sipas një njoftimi zyrtar, pasditen e sotme ka ndërruar jetë një 65-vjeçar, i identifikuar me inicialet D.K., i cili mendohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Po ashtu, nga kqyrja paraprake e trupit të kufomës, nuk është vërejtur asnjë shenjë dhune.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll