Aktualitet

Kapen në Itali dy shqiptarë me 7 kg kokainë, në kërkim një i tretë i cili u arratis

5 Prill 2022, 10:36 Nga DOSJA
Kapen në Itali dy shqiptarë me 7 kg kokainë, në kërkim

ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Vicenzës, kanë lindur nga një kontroll normal rrugor, në orët e para të pasdites së 31 marsit të kaluar. Kontrolli i makinës me me dy persona në bord kishte tentuar të arratisej, me shoferin që u largua me shpejtësi të madhe në një arratisje të nxituar nëpër rrugët e Vicenzës. Të ndjekur nga një patrullë, pas një ndjekjeje të gjatë, të arratisurit u vunë në prangat e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar u zbulua një qese me rreth 12 kg marijuanë dhe hashash. Në flagrancë u arrestua edhe drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri arriti të arratisej në këmbë në fusha. Më pas dhe me ndihmën e qenit antidrogë, policët kontrolluan shtëpinë nga ku ishin parë të largoheshin dy shqiptarët, duke gjetur brenda, të fshehura mirë në disa vende, 7 kg kokainë dhe 1 kg marijuanë, si dhe material për ambalazhim të drogës, lëndë prerëse, pajisje ambalazhimi me vakum dhe para të gatshme në total 14.000 euro dhe 4.000 franga zvicerane.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar, ndoshta e destinuar për zonat e trafikut të drogës në qendër të qytetit dhe zonat fqinje, nëse do të hidhej në treg do t’i sillte organizatës kriminale një fitim të paligjshëm prej rreth 1 000 000 euro. Vijojnë ende kërkimet, edhe në zonën e Viçenzës, të subjektit të tretë që u largua në përfundim të ndjekjes.

Në të njëjtën shtëpi ndodhej edhe një pistoletë Beretta model 84/F e kompletuar me karikator dhe 12 municion të kalibrit 9X17, armë që më pas u gjet e vjedhur në Vicenza. Ndaj policia arrestoi edhe një shqiptar të dytë të pranishëm në vend, i cili kishte në dispozicion pronën e kontrolluar.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll