Aktualitet

Konfirmohen variantet BA1 i Omikron dhe BA2 në Shqipëri

5 Prill 2022, 09:21 Nga DOSJA
Konfirmohen variantet BA1 i Omikron dhe BA2 në Shqipëri

TIRANË– Variantet e reja të COVID-19 BA1 i Omicron dhe të BA2 janë prezente në vendin tonë. Instituti Shëndetit Publik konfimoi praninë e tij në popullatën shqiptare pas analizave të kryera në Gjermani. ISHP sqaron se nga 556 mostra të marra në janar dhe shkurt të 2022 janë çuar në Gjermani, ku ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

NJOFTIMI I ISHP:

Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2. Nga laboratori i references në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të derguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një %shumëtë ulët dhe qarkullim të variantit delta. Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:86%(476) janë mostra BA18.3%(46) janë mostra BA23% (18) janë mostra deltaShpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë. Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.

(A.B);.Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ba1 i omicron covid ne shqiperi omicron ba1 i omicron covid ne shqiperi omicron

Sondazh

Poll