Aktualitet

Eshtrat në Fushë-Kuqe/ Xhaxhai i Mariglenit: Pashë foton e tij në TV, babain ia kanë vrarë

5 Prill 2022, 09:18 Nga DOSJA
Eshtrat në Fushë-Kuqe/ Xhaxhai i Mariglenit: Pashë foton e tij

TIRANË– Fran Gjonaj, xhaxhai i Mariglen Gjonajt, të riut që dyshohet se i përkasin eshtrat e gjetura disa ditë më parë në Fushë-Kuqe, ka reaguar për mediat. Ai deklaron se në atë periudhë kur iu është zhdukur nipi, ka pasur shumë humbje të fëmijëve të tjerë në zonë. Po ashtu, ai tregon se vëllai i tij është vrarë në vitin 2005 si dhe shton se nëse eshtrat janë të nipit të tij, të prehet pranë varrit të babait. 

‘Nipi im është zhdukur në 2015. Kemi cuar dosjen në Prokurori, dje doli lajmi në TV, dhanë foton e djalit, i ati i tij është vrarë në vitin 2002, nëse është kufoma e tij e përcakton eksperti. ADN  e nënës së djalit e kemi bërë para 6 vitesh, na e kërkuan, i lutemi shtetit të zbardhë çështjen. Kanë humbur shumë djem në atë zonë, nëse është djali jonë të prehet pranë babait.’- deklaroi Gjonaj. 

Eshtrat dhe kafka e gjetur një ditë më parë në vendin e quajtur “Fushë Kuqe” të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të adoleshentit Mariglen Gjonaj, i cili rezulton i zhdukur që në vitin 2015. Të parët që do t’u merren mostrat e AND-së janë pikërisht familjarët e Gjonajt për të vërtetuar nëse eshtrat i përkasin adoleshentit, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej majit të vitit 2015, kur ishte nisur për në shkollë në Mamurras.

Mariglen Gjonaj nxënës i klases së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis në vitin 2015 për në shkollë por nuk u kthye më. Ndryshe nga herët e tjera atë ditë nuk kishte telefon me vete, por kishte me vete në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Si çdo ditë ai ka shkuar për të frekuesntuar mësimin por nuk u kthye më kurrë në shtëpi duke u zhdukur së bashku me mjetin e të vëllait. Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin duke kërkuar të birin, të cilin fillimisht e kishin kërkuar me të gjithë të afërmit e familjes, më pas ishin dorëzuar duke e denoncuar në Polici. Por adoleshenti nuk u gjet më kurrë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mariglen gjonaj mariglen gjonaj

Sondazh

Poll