Aktualitet

Vrasja e Çalit! I kishte borxh 1 mln €, 50-vjeçari: I mora vetëm 350 mijë €, s’kam lidhje

5 Prill 2022, 09:38 Nga DOSJA
Vrasja e Çalit! I kishte borxh 1 mln €, 50-vjeçari: I mora

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje 50-vjeçarin RR.D., për të cilin familjarët e Iljaz Çalit pretendojnë se u ka rreth 1 milion euro borxh. 50-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka mohuar borxhin. Ai ka deklaruar se viktimës i kishte 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar. 50-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se në kohën e krimit ka qenë në banesë

‘I kisha borxh 350 mijë €, pasi i mora galerinë e kromit në Bulqizë për ta punuar.  Kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk është hequr që andej’- ka thënë ai. 

Para se të ndodhte krimi, Çali kishte ardhur në Tiranë për të blerë ushqime për familjen, produkte që hetuesit i gjetën në makinë pas atentatit.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/Viktimës i kishin borxh 1 mln $,kishte konflikte për minierat e kromit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali atentat iljaz çalit iljaz cali

Sondazh

Poll