Aktualitet

Vrau 2 vëllezërit Hasho! Autori lihet i lirë, familjarët e viktimave: Mos na vrisni sërish

5 Prill 2022, 05:50 Nga DOSJA
Vrau 2 vëllezërit Hasho! Autori lihet i lirë, familjarët e

VLORË– Gerti Selimaj, i akuzuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Hasho në Vlorë, në vitin 1998 është lënë në arrest shtëpi. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Vjola Canaj e cila ka caktuar për 47-vjeçarin masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’.

‘Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, gjykata çmon se me aktet e ndodhura në dosjen hetimore, del se masa e sigurimit për këtë të dyshuar, është jo ajo e kërkuar nga prokuroria, pra arrest në burg, por ajo e arrestit në shtëpi parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedures Penale, për shkak se ekzistojnë kushtet dhe kriteret”.- thuhet në arsyetimin e gjyqtares.

Familjarët e vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho kanë kundërshtuar vendimin e gjyqtares për të lënë në arrest shtëpi autorin, duke e anikmuar atë. Sipas tyre, ky vendim nuk është i arsyetuar.

‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg.’- tha djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

‘Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tke drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë’.- tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

47-vjeçari shqiptar u arrestua pak kohë më parë në një apartament në zonën e Martina Franca në shtetin fqinj. Ai u ekstradua më 26 mars të këtij viti nga Italia në Shqipëri. ( LEXO KËTU) 

NGJARJA NË VLORË

Gjithçka ka ndodhur me 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.Një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë.Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja.Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Ata u përplasen në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho. 

NGJARJA NË ITALI

Mirëpo Selimaj nuk është autor i këtyre dy vrasjeve. Ai është dënuar në Itali së bashku me vëllain e tij, Altin Selimaj pasi kanë therur me thikë një shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015. Dy vëllezërit Selimaj u identifikuan falë filmimeve të telekamerave në vendin, ku ndodhi plagosja. Pas arrestimit dy vëllezërit Selimaj u dërguan në Burgun e Tarantos në pritje të gjyqit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gerti selimaj viola canaj gerti selimaj viola canaj

Sondazh

Poll