Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Humb kontrollin e motoçikletës, babë e bir përfundojnë në spital

5 Prill 2022, 05:24 Nga DOSJA
Aksident në Lushnje/ Humb kontrollin e motoçikletës, babë

LUSHNJE– Një aksident me pasojë lëndimin e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes. Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin duke mbetur i plagosur rënë vetë ai sëbashku me djalin e tij. Mësohet se të plagosurit janë Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi 12 vjeç, të cilët kanë marrë lëndime të shumta në trup si pasojë e përplasjes.

Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.

Babë e bir po udhëtonin pa kaskën mbrojtëse në kokë dhe kanë përfunduar të përplasur në asfalt. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin e rëndë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje lushnje aksident në lushnje lushnje

Sondazh

Poll