Aktualitet

Mungesa e tregut të shitjes, banorët në Dibër hedhin mollët në rrugë

4 Prill 2022, 15:10 Nga DOSJA
Mungesa e tregut të shitjes, banorët në Dibër hedhin

DIBËR- Dibranët vijojnë të derdhin prodhimin e vitit të kaluar të mollëve. Ndonëse për ta ka qenë një sezon shumë i mbarë me prodhim shumë të lartë, mungesa e tregut të shitjes ka bërë që atyre tju mbeten stok mollët deri në kalbjen e tyre. Shumë prodhues të mollës e kanë derdhur anash rrugës nacionale Maqellarë – Peshkopi prodhimin e vitit të kaluar.

Sasia e derdhur e mollëve është e madhe, ndërsa të shqetësuar janë çobanët që kullotin bagëtinë e imtë në këtë zonë. Ata shprehen se kanë frikë se ju helmohet bagëtia, ndaj mundohen t’i shmangin zonat ku janë derdhur me dhjetra kuintal mollë të prodhuara në sezonin e kaluar nga banorët e Maqellarës, Grezhdanit, Melanit etj. Edhe prodhues të tjerë të mollës i kanë derdhur prodhimet e vitit të kaluar pasi nuk kanë gjetur treg shitjeje me shumicë.


(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diber diber

Sondazh

Poll