Aktualitet

Takimi i ambasadores Yuri Kim me Lindita Nikollën, Kuvendi zbardh diskutimet

4 Prill 2022, 15:00 Nga DOSJA
Takimi i ambasadores Yuri Kim me Lindita Nikollën, Kuvendi zbardh

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e Kuvendit në lidhje me thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit. Po ashtu, në njoftimin zyrtar shtohet se gjatë bisedimeve është diskutuar për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit të organizuar. 

Po ashtu dy zyrtaret e larta diskutuan edhe për rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; etj,”-thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot, në Kryesinë e Kuvendit, me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis SHBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë; rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

SHIKO EDHE KËTË:

Vetëm 30 minuta! Yuri Kim futet me dosje blu, shkon takon Nikollën, 0 koment për mediat

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lindita nikolla yuri kim yuri kim takon nikollen lindita nikolla yuri kim yuri kim takon nikollen

Sondazh

Poll