Aktualitet

Alibeaj ankimon vendimin për Statutin e 11 Dhjetorit, PD: Je shkarkuar, s’e bën dot

4 Prill 2022, 12:57 Nga DOSJA

TIRANË– Disa ditë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e ri të Partisë Demokratike që u votua në Kuvendin e 11 dhjetor. Sot, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri duke ngritur pretendimet e tyre lidhur me procesin. Shkresa mban firmën e Enkelejd Alibeaj, i cili ende nënshkruan në cilësinë e nënkryetarit të PD, edhe pse me Statutin e ri të miratuar nga Gjykata, ai ishte shkarkuar nga posti. Në kërkesën e tij, Alibeaj kërkon prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë grupit të Komisionit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese. Me regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë. Ditën e vendimit, Alibeaj premtoi apelimin e vendimit duke pretenduar se ishte skandaloz, duke theksuar se togat e zeza nuk e kishin thirrur fare si palë në gjyq. 

Pas këtij ankimimi është përgjigjur edhe Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike. Në një deklaratë zyrtare, PD shkruan se Alibeaj është shkarkuar si Nënkryetar i PD dhe për pasojë nuk plotëson asnjë kriter legjitim për tu ankuar. Pra, PD sqaron se vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proçes mund të bëjnë ankim. Askush tjetër. Me “pale” kuptohet i padituri dhe personi i tretë. Me “pjesëmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil. Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proçes dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar.

LEXO EDHE KËTË: 

Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës, PD: Është i shkarkuar, s’ankohet dot

(k.m/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll