Aktualitet

Gripi i pulave/ Ministria e Bujqësisë: Konsumoni vezë dhe mish, nuk ka asnjë rrezik!

4 Prill 2022, 15:02 Nga DOSJA
Gripi i pulave/ Ministria e Bujqësisë: Konsumoni vezë dhe mish,

TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me situatës me gripin e shpendëve në vendin tonë. Një njoftim zyrtar, të cilin e kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale, Ministria bën me dije se as 24 orët e fundit nuk ka pasur raste të konfirmuara, ndërsa shtoi se nga kontrolli i deritanishëm nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur. Detaje që lënë të kuptohet se ngjitshmëria ka rënë dhe rastet janë të izoluara. Ndërkohë që nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet, ku bën me dije se nuk janë konstatuar shkelje apo problematika në lidhje me mishin dhe nënproduktet e shpendëve.

“Është e nevojshme të sigurojmë vazhdmisht konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në pikat tregtare të qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, 4 prill

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk ka pasur raste të reja të konfirmuara. Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vazhdon monitorimin e kujdesshëm me veterinerët zyrtarë në të gjithë territorit të vendit. Në përputhje me Planin e Kontigjencës, në zonën e mbrojtur 3 km dhe në zonën e mbikëqyrjes 10 km është kontrolluar rregullisht territori në stabilimente, ferma e oborre. Vazhdon kontrolli i territorit edhe në liqene, laguna dhe në tregjet e palicensuara. Nga kontrolli i kryer nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur. Po ashtu, sipas Planit të Kontigjencës, vazhdon dezinfektimi i vatrave. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. Eshtë e nevojshme të sigurojmë vazhdmisht konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në pikat tregtare të qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius. Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.

Lajmi që në zonën e Durrësit kishte raste të gripit të shpendëve u raportua fillimisht nga Dosja.al. Ministrisë së Bujqësisë iu deshën ditë të tëra që të bindej se ky grip qarkullonte. Deri më tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër, Divjakë e Korçë, ku edhe ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll