Aktualitet

Vetëm 30 minuta! Yuri Kim futet me dosje blu, shkon takon Nikollën, 0 koment për mediat

4 Prill 2022, 10:29 Nga DOSJA
Vetëm 30 minuta! Yuri Kim futet me dosje blu, shkon takon Nikollën, 0

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit një takim as gjysmë ore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Takimi ka nisur në orën 12.30 dhe ka përfunduar fiks 30 minuta më pas, ndërsa nuk ka preferuar që të japë asnjë koment për mediat që ndodheshin në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit. Pyetjeve e thirrjeve të gazetarëve, ajo u është përgjigjur vetëm me buzëqeshje e me 0 komente.

Nuk dihet nëse ky ka qenë një takim rutinë punë apo është folur për çështje specifike, pasi në të njëjtën godinë, PD dhe PS po diskutonin lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Po ashtu bie në sy fakti që në dorë, ambasadorja Kim ndryshe nga herët e tjera nuk mbante çantën e saj, por një dosje me ngjyrë blu.

Deri më tani Kuvendi ka dhënë detaje lidhur me takimin duke bërë me dije se u bisedua mbi rolin edhe kontributin e Kuvendit në lidhje me thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit. Po ashtu, në njoftimin zyrtar shtohet se gjatë bisedimeve është diskutuar për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit të organizuar. Ndërsa nga e Ambasadës ende nuk ka asnjë njoftim. 

Takimi i ambasadores Yuri Kim me Lindita Nikollën, Kuvendi zbardh diskutimet

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore yuri kim yuri kim takon nikollen yuri kim yuri kim takon nikollen

Sondazh

Poll