Aktualitet

Në ‘listën e kuqe’ të Interpol, arrestohet shqiptari në Ekuador, i regjistruar si biznesmen

4 Prill 2022, 15:11 Nga DOSJA
Në ‘listën e kuqe’ të Interpol, arrestohet shqiptari

EKUADOR– Nezdet Vokshi, 52 vjeç, shqiptar me shtetësi holandeze është vënë në pranga pasi ishte në istën e të shumëkërkuarve nga Interpoli. Mediat ekuadoriane shkruajnë se 52-vjeçari Vokshi është kapur të shtunën, por lajmi është bërë publik vetëm sot.

#Guayaquil

Agentes la Interpol de #Ecuador, lograron la detención de Vokshi Nezdet, el ciudadano era requerido por la justicia de Países Bajos, en Europa, acusado de tráfico internacional de drogas.

El implicado fue capturado la tarde de este sábado, 2 de abril. pic.twitter.com/eqRz6ar8ag

— RAMIRO LOJANO. ? (@RAMIROLOJANOL) April 3, 2022

Shqiptari është ndaluar në León Febres Cordero Avenue në rrugën për në Samborondón teksa udhëtonte me një kamion të llojit ‘Ford’ pranë rezidencës së tij në Villa Club. Vokshi akuzohej nga Holanda për trafik droge, vend që e kishte futur në listën e të shumëkërkuarve të Interpolit më 15 mars.

Ai ishte futur në Ekuador përmes Perusë në vitin 2018 bashkë me gruan e vajzën e tij dhe ishte regjistruar si biznesmen. Konkretisht nga kërkimet e bëra, Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador dhe jo vetëm. Edhe në Barcelonë, Spanjë kishte gjithshtu një biznes të hapur. Tashmë pritet që të nisin procedurat për esktradimin e tij drejt Holandës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nezdet vokshi arrestohet shqiptari ne ekuador nezdet vokshi arrestohet nezdet vokshi arrestohet shqiptari ne ekuador nezdet vokshi

Sondazh

Poll