Aktualitet

Borë dhe shi në Kukës, rrezik nga rënia e gurëve dhe inerteve

4 Prill 2022, 13:22 Nga DOSJA
Borë dhe shi në Kukës, rrezik nga rënia e gurëve dhe

KUKËS– Në qarkun e Kukësit vijojnë ende reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta. Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të Kukësit gjatë këtyre ditëve.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve. Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht. Kontraktorët janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve në qytet dhe në zonat rurale.

Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Shtrezë, në njësinë administrative Grykë-Çaj dhe Bushtricë.

HARTA LIVE- Moti i keq në Shqipëri, rihapet rruga e Arbërit, reshje bore në Kukës e Korçë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kukes moti i keq ne shqiperi kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll