Aktualitet

Shkëmbimi i zjarrit në Kallmet! S’gjendet arma e zyrtarit, Marku: Qëllova për vetëmbrojtje

4 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
Shkëmbimi i zjarrit në Kallmet! S’gjendet arma e zyrtarit,

LEZHË-Altin Marku ka deklaruar para grupit hetimor se qëlloi me armë zjarri ndaj kreut të njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simonit për vetëmbrojtje. Pritet që pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Simonit, edhe ky i fundit të merret në pyetje për ngjarjen. Policia doli në konkluzionin se kreu i njësisë së Kallmetit dhe Marku kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit, por blutë nuk kanë arritur të gjejnë ende armën e përdorur nga Simoni.

Pistoleta me krehër me 6 fishekë dhe 19 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara në cilësinë e provës materiale janë dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë. Ekspertimi balistik i armës dhe gëzhoja pritet të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur më tepër detaje rreth përplasjes me armë zjarri.

Zyrtari i pushtetit vendor, Besnik Simoni, dhe 41-vjeçari Altin Marku ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin mjekim për shkak të plagëve të marra. Të hënën pritet të njihen me masën e sigurisë, e cila do të zhvillohet në spital. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Përplasja me arme në Kallmet të Lezhës, ndodhi ditën e premte, rreth orës 13:30 në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni. Më pas u zbulua se konflikti mes Markut dhe Simonit nisi brenda zyrës së zyrtarit e më pas u zhvendos në rrugë. Marku u arratis për 4 orë. Kur u kap nga policia, u zbulua se edhe ai kishte mbetur i plagosur. Më pas u zbulua se mes dy personave kishte shkëmbim zjarri për konfliktin e 1 viti më parë që lidhet me sherrin në fushatën e PS-së.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin marku besnik simoni plagoset besnik simoni altin marku besnik simoni plagoset besnik simoni

Sondazh

Poll