Aktualitet

Kush ishte miku i Çalit? U ekzekutua 1 javë pas lirimit nga burgu, konfliktet për minierat

4 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
Kush ishte miku i Çalit? U ekzekutua 1 javë pas lirimit nga burgu,

TIRANË– Koincidencë është fakti se Iljaz Çali dhe miku i tij Gjin Nika janë ekzekutuar në të njëjtën ditë. Edhe Nika kishte një biznes kromi, njëjtë si Çali. Pistat e hetimit për ekzekutimin e Iljaz Çalës janë ajo e larjes së hesapeve por edhe ajo e konfliktit për biznesin e kromit.

8 vite më parë më 2 prill 2014, Çalit i ekzekutuan me 30 plumba mikun e ngushtë, Gjin Nika edhe ai me biznes kromi, ndërsa dyshohej si autor i shumë krimeve të rënda. Nika u vra në Urën e Tapizës në Fushë Krujë vetëm një javë pasi ishte liruar nga burgu.

Emri i Gjin Nikës ka qenë edhe në listën e të dyshuarve për vrasjen e Shefqet Shehut në vitin 2013 në Bulqizë, ndërsa për të ka patur vetëm një dënim me 1 vit burg për plagosjen e Shkëlqim Shehut, vëllai i Shefqetit dhe falsifikim dokumentesh. Të gjitha vrasjet dyshohet se janë kryer për shkak të konflikteve në lidhje me menaxhimin e minierave të kromit në Bulqizë.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Iljaz Çali iu kundërpërgjigj vrasësve, dyshohet se s’ishte vetëm

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit gjin nika atentat iljaz çalit gjin nika

Sondazh

Poll