Protesta kundër transformimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë, vihen nën hetim 4 persona
4 Prill 2022, 08:07Nga DOSJA
VLORË– Katër persona janë vënë nën hetim nga policia e Vlorës pasi ishin pjesmarrës në protestën që u zhvillua ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Policia informon se personat e moshave 27, 25, 49 dhe 43-vjeç akuzohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme”.
NJOFTIMI I POLICISË: O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme”, pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë.
Një nga 4 protestuesit, Ornold Abazaj i cili është vënë në hetim penal, tha se do të vijojë që të protestojë. Në datë 7 prill ai shtoi se do të jetë sërish në protestë.
‘Unë jam njoftuar nga postimet. Nuk kam asnjë njoftim nga institucionet për procedimin tim. Kam bërë detyrën time qytetarë dhe kam marrë pjesë në protestë. Kam bërë postime në rrjetet sociale, duke thënë se do marrë pjesë në protestë. Ne do të mblidhemi me 7 prill, dhe u bëj thirrje atyre që i thonë vetes shqiptarë duhet të vijnë këtu në Sheshin e Flamurit. Është një projekt që është paragjykuar nga të gjithë. Duhet të bëjnë transparencë çfarë po ndodh në Sheshin e Flamurit. Është urdhër për të trembur ato që duan të dalin në protestë.’- tha ai.
Protesta e djeshme u zhvillua në sheshin e flamurit në Vlorë. Ajo u thirr nga shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt, duke pretenduar se po dëmton jo vetëm historinë e qytetit por të gjithë Vlorës. Kryeministri Edi Rama reagoi për këtë protestë duke akuzuar opozitën se ka organizuar protesta kundër urbanizimit të këtij qytetit.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Eshtrat dhe kafka e gjetur një ditë më parë në vendin e quajtur “Fushë Kuqe” të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të adoleshentit Mariglen Gjonaj, ...
ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik të lëndëve narkotike në zonën e Cesenës.Sipas mediave italiane, policia kis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka inspektuar godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbime...
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët akuzohen për d...