Aktualitet

Misteri i kafkës në Kurbin!Dyshohet se i përkasin adoleshentit të zhdukur në 2015(HISTORIA)

4 Prill 2022, 10:15 Nga DOSJA
Misteri i kafkës në Kurbin!Dyshohet se i përkasin adoleshentit

TIRANË-Eshtrat dhe kafka e gjetur një ditë më parë në vendin e quajtur “Fushë Kuqe” të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të adoleshentit Mariglen Gjonaj, i cili rezulton i zhdukur që në vitin 2015. Të parët që do t’u merren mostrat e AND-së janë pikërisht familjarët e Gjonajt për të vërtetuar nëse eshtrat i përkasin adoleshentit, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej majit të vitit 2015, kur ishte nisur për në shkollë në Mamurras.

SI U ZHDUK ADOLESHENTI?

Mariglen Gjonaj nxënës i klases së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis në vitin 2015 për në shkollë por nuk u kthye më. Ndryshe nga herët e tjera atë ditë nuk kishte telefon me vete, por kishte me vete në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Si çdo ditë ai ka shkuar për të frekuesntuar mësimin por nuk u kthye më kurrë në shtëpi duke u zhdukur së bashku me mjetin e të vëllait. Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin duke kërkuar të birin, të cilin fillimisht e kishin kërkuar me të gjithë të afërmit e familjes, më pas ishin dorëzuar duke e denoncuar në Polici. Por adoleshenti nuk u gjet më kurrë.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur,”- shprehej ajo për mediat e kohës. Megjithatë nga ajo ditë do të kalonin dhe 7 vite të tjera e Gjonaj nuk do të gjendej sërish. 

Sot mendohet se eshtrat që u zbuluan ditën e djeshme rastësisht nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Adriatik, në një zonë të mbushur me pemë e shkurre, i përkasin atij, por ende nuk ka asnjë konfirm zyrtar nga Policia. Ndërkohë që gjithashtu bashkë me identitetin, analizat laboratorike pritet të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së viktimës.

LEXO EDHE:

Eshtrat në Fushë-Kuqe! Dyshohet se i përkasin një personi në moshë të re, merret ADN-ja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat ne kurbin mariglen gjonaj eshtrat ne kurbin mariglen gjonaj

Sondazh

Poll