Aktualitet

PAMJET-Nuk përmbahen! Festime me armë në veri të Kosovës për fitoren e Vuçiç, nisin hetimet

4 Prill 2022, 07:55 Nga DOSJA
PAMJET-Nuk përmbahen! Festime me armë në veri të

KOSOVË- Pas rezultateve nga zgjedhjet në Serbi që nxorrën fitues Aleksandër Vuçiç, serbët e Mitrovicës së Veriut kanë dalë për të festuar në Kosovë. Policia e Kosovës thuhet se ka hapur një hetim për serbët, të cilët kanë përdorur armë gjatë festës për fitoren e Vuçiç, që është zgjedhur edhe njëherë president e ka triumfuar dhe në zgjedhjet parlamentare. Por sipas Policisë së Kosovës në festën që u zhvillua në sheshin Car Lazar u përdorën armë duke rrezikuar edhe jetë.

“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike”, thuhet në raport.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga festa e serbëve, të publikuara nga “Kosovo Sever”, serbët kanë përdorur fishekzjarrë, megjithatë për akuzat Policia i referohet burimeve informative. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, por Policia po mundohet të identifikojë qytetarët përmes pamjeve të regjistruara.

Vuçiç u zgjodh president me 2 milionë vota, ndësa sa i përket zgjedhjeve parlamentare, sërish SNS-ja e Vuçiç ka zënë më së shumti ulëset në Kuvend. 250 deputetë janë ndarë në 48 mandate për SNS, 8 për kryeparlamentarin Ivica Daçiç, e kështu me radhë. Nga votimet, Koalicioni i Shqiptarëve ka marrë 0,28 për qind të votave, duke siguruar vetëm një deputet, megjithatë ka dalë shumë më mirë se pakicat e tjera në Serbi. (SHIKO KËTU)

LAJMI KRYESOR\ Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic te shtena ne mitrovicen e veriut zgjedhjet në serbi aleksander vucic te shtena ne mitrovicen e veriut zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll