Aktualitet

Eshtrat në Fushë-Kuqe! Dyshohet se i përkasin Mariglenit 16-vjeçar, u zhduk në vitin 2015

4 Prill 2022, 07:15 Nga DOSJA
Eshtrat në Fushë-Kuqe! Dyshohet se i përkasin Mariglenit

TIRANË– Kafka dhe eshtrat e gjetura dje në Fushë Krujë dyshohet se i përkasin adoleshentit Mariglen Gjonajt, i zhdukur prej më shumë se 7 vitesh. Të gjitha mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa familjarët e të miturit janë paraqitur gjithashtu për të dhënë kampion ADN-je që do të krahasohet më pas me atë të eshtrave të gjetura për të parë nëse përputhet. Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme rastësisht nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Adriatik, në një zonë të mbushur me pemë e shkurre nga banorët e zonës që ndjenë erën e keqe pas djegies së shkurreve, duke zbuluar kështu të dhëna që mund të zbërdhjnë misterin e zhdukjes të së miturit.

Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në gjimnazin e Mamurrasit, kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Pasi lajmëroi të ëmën se me shkollën kishte një aktivitet, adoleshenti mori orën e tij Rolex, gjithashtu me bizhuteritë e makinën e vëllait dhe doli nga banesa, por kishte harruar telefonin e tij celular. 

Familjarët nisën ta kërkonin pasi ai nuk u kthye në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, duke nisur kërkimet personalisht, por afër mëngjesit u dorëzuan duke shkuar në Polici për ta denoncuar zhdukjen e Gjonajt. Familjarët dhe Policia kërkonin por nuk e gjetën kurrë të miturin, i cili mendohet se është marrë peng dhe është grabitur pasi me vete kishte orën e shtrenjtë dhe bizhu, të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Por ndoshta fati i tij ka qenë edhe më i keq, mund të jetë vrarë nga grabitësit e tij. Mirëpo dalja zyrtare e rezultateve të ADN-së do të kërkojë kohë pasi në zonën e Kurbinit janë disa të zhdukur në periudhën e 10 viteve të fundit, kështu që pritet që Policia t’u marrë mostra edhe të tjerëve me qëllim zbulimin e identitetit të viktimës.

ZHVILLIMET E NGJARJES: 

Misteri i kafkës në Kurbin!Dyshohet se i përkasin adoleshentit të zhdukur në 2015(HISTORIA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll