Aktualitet

Apeli i GJKKO e la në burg Lefter Kokën, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-ministrit

4 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO e la në burg Lefter Kokën, Gjykata e Lartë refuzon

TIRANË- Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Apeli i GJKKO-së. Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie, pasi Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi “arrest me burg” për të.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”, ndërsa akuzohet se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll