Aktualitet

Me kë ishte Iljaz Çali? Detaje nga vrasja në autostradë, dera e pasagjerit u gjet e hapur

4 Prill 2022, 09:24 Nga DOSJA
Me kë ishte Iljaz Çali? Detaje nga vrasja në autostradë,

TIRANË– Pamje të reja ngrejnë mistere të reja lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës pranë kthesës së Rinasit. Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje në drejtim të një automjeti tip “Land Rover”, ku qarkullonte 37-vjeçari, Iljaz Çali. Viktima udhëtonte me një makinë që e ishte marrë me qira në Rinas nga një person nga Fushë Kruja.

Por pikërisht kjo makinë ngre disa pikëpyetje. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, dera e pasagjerit është gjetur e hapur duke ngritur dyshime se viktima mund ishte i shoqëruar në momentin e atentatit.

Megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar ende nga Policia e Shtetit në rrugë zyrtare, ndërsa e gjitha mbetet në kuadër të dyshimeve.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Iljaz Çali iu kundërpërgjigj vrasësve, dyshohet se s’ishte vetëm

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vritet iljaz çali vritet iljaz çali

Sondazh

Poll