Aktualitet

Ekzekutimi në Rinas/ Çali, besimtar i devotshëm, ndërtoi xhami pranë banesës së tij

4 Prill 2022, 07:58 Nga DOSJA
Ekzekutimi në Rinas/ Çali, besimtar i devotshëm, ndërtoi

TIRANË– Viktima e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, Iljaz Çali ishte besimtar i fesë myslimane. Mësohet se ai kishte ndërtuar pranë banesës së tij, në zonën e Rinasit dhe një xhami të vogël. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj Iljaz Calit është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa AB 988 AS. Ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se viktima është kundërpërgjigjur në tentativë për të dalë nga mjeti që rezulton se është marrë me qira në Rinas. Cali nuk ka mundur ti shpëtojë breshërisë së automatikut por ka ndërruar jetë në vend për shkak të plumbave të marrë.

Ishin familjarët e viktimës të cilët kanë identifikuar të riun ndërsa policia ka nisur hetimet për krimin. Shkaqet dhe rrethanat vrasjes janë ende të pa konfirmuara nga autoritetet ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Lezhës.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Viktima i arrestuar më parë për drogë, në mjet ishte i shoqëruar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit atentat iljaz çalit

Sondazh

Poll